KOMISIONET E POSAÇME, PROGRES MINIMAL

KOMISIONET E POSAÇME, PROGRES MINIMAL

Megjithëse të një rëndësie të veçantë për qytetarët dhe jetën parlamentare, reforma zg- jedhore dhe reforma administrative – territoriale nuk morën vëmendjen e duhur nga deputetët në debatin dhe aktivitetin parlamentar. Komisioni i Posaçëm i reformës zgjedhore u jetësua me shumë vonesë dhe gjatë sesionit të fundit është mbledhur vetëm njëherë, pa pasur ndonjë produkt madje as një një plan pune të detajuar. Afati i tij ligjor ka mbaruar pa pasur mbledhje dhe as produkt, në shtator pritet shtyrja e mandatit. Praktika e krijimit të komisioneve të tilla dhe më pas e investimit politik për dështimin e tyre e dobëson instrumentin e komisionit dhe besimin publik tek parlamenti.

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale vijon funksionin dhe shënoi disa rezultate pozitive sidomos në elementët e konsultimeve dhe seancave dëgjimore me grupe të ndryshme interesi, por ende është larg një vendimmarrjeje finale, ndërkohë që nga Presidentit pritet data e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Komisioni krijoi agjendë dhe pati aktivitet publik me më shumë se 10 mbledhje6, megjithatë mosmarrëveshjet sidomos tek opozita ndikuan në funksionimin e tij.

Raportin e plotë e gjeni duke klikuar këtu.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) do të vijojë monitorimin e parlamentit përmes mbështetjes financiare nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë. Për këtë qëllim është ndërtuar edhe database http://deputetim.al/.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)