Rreth Projektit

Instituti i Studimeve Politike do të monitorojë parlamentin për periudhën 2021-2022 me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.

ISP ka përvojë të gjatë në monitorimin e Kuvendit: gjatë 2016-2017 me mbështetjen e fondacionit gjerman Friedrich Ebert dhe gjatë periudhës 2017-2020 më mbështetjen e ambasadës së Holandës në Shqipëri.

Monitorimi është pasuar me raporte periodike, të gjitha të publikuara edhe në www.deputetim.al.

ISP ka monitoruar edhe aspekte të veçanta të aktivitetit parlamentar, siç janë, respektimi i Kodit të Etikës dhe parandalimi i konfliktit të interesit, dekriminalizimi dhe integriteti i kandidatëve për deputetë dhe më pas edhe i deputetëve gjatë ushtrimit të aktivitetit parlamentar, etj. ISP ka kryer trajnime të ndryshme me deputetë dhe administratën parlamentare, ka kryer sondazhe dhe anketime, si dhe ka kryer studime specifike mbi parlamentin.

Në çdo rast opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të donatorit.

Projekti aktual do të zgjasë 18 muaj: shtator 2021 – mars 2022 dhe bazohet në monitorimin e vazhdueshëm dhe të shumanshëm të Kuvendit të Shqipërisë, aktivitetit parlamentar dhe rolit të deputetëve.

Konkretisht, në vijimësi sipas projektit do të bëhet:

  • Monitorimi i institucionit të parlamentit në natyrën e tij kushtetuese dhe funksionale
  • Monitorimi aktiv i produktit dhe aktivitetit parlamentar
  • Monitorimi aktiv i rolit dhe aktivitetit të deputetëve
  • Monitorimi praktik në raport me qytetarët me sistemin e feedback nga parlamenti
  • Monitorimi i aktivitetit mbi bazë gjinore, sociale, përfaqësimi dhe problematike
  • Monitorimi i marrëdhënieve të Kuvendit me institucionet e pavarura kushtetuese
  • Monitorimi i bashkëpunimit të vetë deputetëve me institucionet e tjera
  • Monitorimin e treguesve financiare të deputetëve dhje Kuvendit
  • Testimi i mbështetjes cilësore qytetare ndaj parlamentit dhe deputetëve

Të gjitha të dhënat do të jenë publike, përmes faqes zyrtare në internet www.deputetim.al si dhe një aplikacioni online me akses për qytetarët. Të dhënat do të analizohen dhe prezantohen edhe në botime profesionale nga ekipi monitorues i ISP.