DEPUTET MË EFIKASË NË DY GRUPET KRYESORE

DEPUTET MË EFIKASË NË DY GRUPET KRYESORE

Njësoj si në shumicën e sesioneve parlamentare dy deputetët me nivelin më të lartë të angazhimit / efektivitetit parlamentar u rikonfirmuan Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS). Tabaku ka drejtuar komisionin e integrimit dhe ka pasur rol aktiv në këtë drejtim, duke kompensuar edhe mungesën e prezencës së opozitës në disa seanca plenare, si dhe ka pasur angazhim të plotë në seancat e rregullta parlamentare të periudhës shtator-tetor, kurse Braçe vijon të ketë angazhimin më të lartë në debatet parlamentare, sidomos në komisionin e ekonomisë dhe financës. Ai mbetet një deputet që i përdor maksimalisht edhe mekanizmat parlamentarë të amendimeve, komenteve, pyetjeve dhe qasjes konstruktive. Rezultat të lartë kishte edhe deputetja Ina Zhupa (PD), e cila ka pasur angazhim maksimal sidomos në çeshtje që lidhen me kulturën dhe arsimin, ndjekjen e një rasti në Gjykatën Kushtetuese, nisma ligjore, etj. 0

Në listën e deputetëve më aktivë bëjnë pjesë edhe kryetarët e komisioneve Bushka, Naço, Shalsi, Pëllumbi etj nga PS, si dhe deputetët Çupi, Bylykbashki, Koliqi, etj (PD).

Raportin e plotë e gjeni duke klikuar këtu.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po  monitoron parlamentin  me iniciativen e vet.

Për këtë qëllim është ndërtuar edhe database http://deputetim.al/.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)