KRYEMINISTRI RAMA VOTOI VETËM 21% TË NISMAVE LIGJORE TË QEVERISË SË TIJ

KRYEMINISTRI RAMA VOTOI VETËM 21% TË NISMAVE LIGJORE TË QEVERISË SË TIJ

Kryeministri E.Rama vijon të mos jetë mbështetës me votë në parlament për nismat ligjvënëse që vijnë me firmën e tij në pozitën e kreut të ekzekutivit. Duke mos u shqetësuar për mungesën e opozitës së organizuar parlamentare dhe duke gëzuar mbështetje të fortë brenda grupit të tij parlamentar, ai nuk merr pjesë pothuajse në 4/5 e votimeve në parlament. Gjatë sesionit të fundit parlamentar kryeministri ka mbajtur vetëm 5 fjalime në 13 seancat parlamentare, megjithatë ai ka votuar vetëm 21% të akteve në parlament. Nga kjo shifër, E.Rama ka votuar 20% pro nismave të mazhorancës së drejtuar prej tij dhe në një rast kundër (nisma e deputetit Ilir Beqaj) një nismë të deputetit të listës së tij partiake. Kryeministri nuk ka abstenuar asnjëherë, ndërkohë që nuk ka marrë pjesë në 79% të votimeve në parlament.