
DEPUTETËT, NJË RROGË MUJORE PËR TËRMETIN? JO TË GJITHË
Nga të dhënat e deklaruara në faqen e parlamentit 66 deputetë të mazhorancës (PS) e dhuruan rrogën e tyre të muajit nëntor për viktimat e tërmetit dhe procesin e rindërtimit pas tij. Me siguri që nismës i janë bashkuar edhe 9 deputetët që janë pjesë e kabinetit qeveritar, megjithëse nuk ka pasur një deklaratë publike dhe as ndonjë të dhënë konkrete e të verifikueshme. Nga të dhënat e publikuara në faqen e parlamentit rezulton se deputetët e tjerë të Kuvendit nuk deklaruan dhurim rroge dhe se zyrtarisht figurojnë përfitues të trajtimit të rregullt mujor financiar. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe deputeti R.Bitri (zyrtarisht pjesë e grupit parlamentar të PS), si dhe deputetët e tjerë T.Doshi, Gj.Gjetani, E.Xhina, R.Lala e L.Koka, të cilët jo zyrtarisht janë pjesë e grupit të mazhorancës dhe mbështetës politikë të saj, pavarësisht se më 2017 janë zgjedhur përkatësisht nga PSD, PS, PDIU dhe LS.