RAPORT ANKETIMI I DEPUTETEVE – 2018

RAPORT ANKETIMI I DEPUTETEVE – 2018

Gjatë vitit 2018 Instituti i Studimeve Politike zhvilloi një anketim me deputetët e Kuvendit lidhur me kualifikimin e tyre, nivelin e angazhimit politik, vlerësimin për politikën dhe aktivitetin parlamentar, njohjen e rregullores dhe ligjit dhe sugjerimet për përmirësim në të ardhmen. Qëllimi i anketimit është të masë perceptimin mbi problematikat e mësipërme nga këndvështrimi i vetë deputetëve, si dhe duke i ballafaquar gjetjet me sondazhe në të ardhmen me qytetarët, të bëjë analizën nga dy këndvështrimet. Gjetjet e anketimit kanë vlerë këshilluese edhe për vetë axhendën e Kuvendit në fazën e ndërhyrjeve të nevojshme në Rregullore ose në Statusin e Deputetit, si dhe kanë vlerë për partitë politike si burimi kryesor i karrierës, ashtu edhe për median, qytetarët dhe grupet profesionale. Të dhënat e marra nga përgjigjet e deputetëve u përpunuan nga stafi i ISP me qëllimin për të analizuar problematikat e ndryshme në parlament nga këndvështrimi parlamentar dhe për të sugjeruar përmirësime për të ardhmen. Materiali final u vendos të publikohej në kuadër të monitorimit të Kuvendit shtator-dhjetor 2018, edhe për shkak të boshllëkut të krijuar nga mungesa e opozitës dhe për pasojë, e pamundësisë për të vlerësuar të gjithë deputetët për aktivitetin e tyre parlamentar. LEXO MË SHUMË RAPORTIN