Deputetët rekord në mandate nga 1991? Berisha (PD), Braçe (PS) dhe Shehu (PD)

Deputetët rekord në mandate nga 1991? Berisha (PD), Braçe (PS) dhe Shehu (PD)

Risia e tretë lidhet me ndryshimin e elitave politike parlamentare (jo atyre drejtuese). Tabela ilustron numrin e mandateve parlamentare në legjislaturat e tranxicionit për deputetët aktualë. Siç shihet, vetëm 1 deputetë ka 10 mandate (Berisha), tre deputetë kanë nga 9 mandate, ndërkohë që shumica absolute ose 79% e deputetëve kanë 1-3 mandate parlamentare, midis të cilëve bëjnë pjesë edhe rreth 16 deputetë që kanë ushtruar mandate të përkohshme plotësuese parlamentare (nga disa muaj deri në dy vjet).

Tabela paraqet deputetët e rinj me më shumë mandate parlamentare gjatë tranzicionit (1991-2029). Siç rezulton nga tabela, Berisha (PD) ka numrin më të lartë të mandateve 10, ndërkohë që në një rast ka dhënë dorëheqje pa kryer betimin (1996) për shkak se ishte njëherësh edhe President i Republikës.

  • Dy deputetë aktualë janë nga 9 mandate, Braçe (PS) dhe Shehu (PD), kryetari i PBDNJ Dule ka 8 mandate, si dhe 5 deputetë (Klosi PS, Paloka PD, Mediu PR, Xhafaj PS dhe Topalli PD) kanë nga 7 mandate parlamentare. Asnjë nga këta deputetë nuk ka arritur të fitojë mandat kur ka konkurruar kundër PS – PD.
  • Përjashtim bën deputeti Tom Doshi (PSD), i cili pas disa mandateve në PS vendosi të marrë PSD-në dhe në dy zgjedhjet fundit ka arritur të fitojë 3 mandate në emër të saj, duke dhene doreheqjes pas marrjes se mandatit.