Kuvendi i ri: Koha për dialog konstruktiv, rikthim në funksionin kushtetues dhe reforma cilësore

Kuvendi i ri: Koha për dialog konstruktiv, rikthim në funksionin kushtetues dhe reforma cilësore

Instituti i Studimeve Politike (ISP) mirëpret inaugurimin e legjislaturës së re parlamentare, zgjedhjen e drejtuesit të ri të Kuvendit, pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në parlament, si dhe angazhimet e partive kryesore për rikthimin e rolit kushtetues të parlamentit në sistemin politike. Gjithashtu mirëpret dorëheqjen e një deputeti të përfshirë në adresimet tona lidhur me dekriminalizimin.

Kuvendi ka rol thelbësor në procesin ligjvënës, kontrollin e pushtetit ekzekutiv, ushtrimin e përfaqësimit politik dhe mbikëqyrjen parlamentare dhe zgjedhjen në institucionet e pavarura e kushtetuese. Legjislatura e kaluar nuk arriti të përmbushë asnjë prej këtyre funksioneve. Për këtë arsye Kuvendi është prej vitesh objekt kritikash në raportet e BE dhe vlerësimet e shoqërisë civile, si dhe është shoqëruar me rënie të besimit dhe mbështetjes publike.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) do të vijojë të monitorojë aktivitetin parlamentar (https://deputetim.al/. Duke vlerësuar klimën dhe sfidat e reja politike ISP apelon për:

  1. Ushtrim cilësor dhe me integritet nga parlamenti të katër funksioneve kushtetuese, duke respektuar parimet e ndarjes dhe balancës së pushteteve;
  2. Krijim të klimës konstruktive për dialog, pjesëmarrje dhe kontribute parlamentare të çdo deputeti, sidomos për minorancën politike, duke i dhënë fund arrogancës dhe keqpërdorimit nga interesat politike personale / një partie.
  3. Dialog dhe vendimmarrje konsensuale për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Asnjë parlament në BE nuk funksionon mbi vendime të njëanshme organizimi, Shqipëria duhet të aplikojë të njëjtat standarde;
  4. Reformim i plotë i bazës ligjore për jetësimin e parandalimit të konfliktit të interesit, të lobimeve informale, të abuzimit me parlamentin dhe të ligjeve të porositura;
  5. Jetësim të standardeve të etikës në komunikim, si dhe të transparencës, konsultimit cilësor publik, llogaridhënies efektive dhe qasjes strategjike të Kuvendit ndaj reformave prioritare.

Kuvendi i ri: Koha për dialog konstruktiv, rikthim në funksionin kushtetues dhe reforma cilësore

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po  monitoron parlamentin  me iniciativen e vet.

Për këtë qëllim është ndërtuar edhe database http://deputetim.al/.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)