Rreth projektit

Instituti i Studimeve Politike ISP) është organizata e vetme që monitoron parlamentin dhe aktivitetin parlamentar nga viti 2015.

Realizimi i projektit ndër vite është bërë e mundur falë mbështjes financiare të dhënë nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (2017-2020), Ambasada e Zvicrës (2021-2022), fondacioni FES (2015-2016), si dhe në aspekte të ndryshme të aktivitetit parlamentar nga programe të financiara pjesërisht nga NED, US Embassy, UK Embassy, Norwegian Embassy, NDI, etj.

Lidhur me aktivitetin parlamentar ISP ka realizuar edhe projekte përfshirëse që përfshijnë komisione të posaçme parlamentare ose angazhime të parlamentit për çeshtje të veçanta, të mbështetura kryesisht nga Ministria e Jashtme gjermane / Bundestag, KAS Albania, OSCE, EU Delegation in Albania, etj.

Raportet kryesore monitoruese mbi deputetët dhe aktivitetin parlamentar janë të publikuara në www.deputetim.al, raporte specifike sipas tematikave dhe projekteve janë të publikuara në www.isp.com.al.

Monitorimi i Kuvendit bazohet në një metodologji të qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila lejon edhe qasje studimore dhe krahasimore midis legjislaturave dhe deputetëve. Konkretisht,

  • Monitorimi i institucionit të parlamentit në natyrën e tij kushtetuese dhe funksionale
  • Monitorimi aktiv i produktit dhe aktivitetit parlamentar
  • Monitorimi aktiv i rolit dhe aktivitetit të deputetëve
  • Monitorimi praktik në raport me qytetarët me sistemin e feedback nga parlamenti
  • Monitorimi i aktivitetit mbi bazë gjinore, sociale, përfaqësimi dhe problematike
  • Monitorimi i marrëdhënieve të Kuvendit me institucionet e pavarura kushtetuese
  • Monitorimi i bashkëpunimit të vetë deputetëve me institucionet e tjera
  • Monitorimin e treguesve financiare të deputetëve dhje Kuvendit
  • Testimi i mbështetjes cilësore qytetare ndaj parlamentit dhe deputetëve

Të gjitha të dhënat do të jenë publike, përmes faqes zyrtare në internet www.deputetim.al si dhe një aplikacioni online me akses për qytetarët. Të dhënat do të analizohen dhe prezantohen edhe në botime profesionale nga ekipi monitorues i ISP.