GRUPET PARLAMENTARE
Legjislatura e re parlamentare nisi me deklarimin edhe të grupeve parlamentare. Bazuar në Rregulloren e Kuvendit një grup parlamentar duhet të ketë minimumi 7 deputetë. Vetëm dy parti, PS dhe PD plotësojnë kriteret numerike për të pasur grup parlamentar.
Në vijim të praktikave të mëparshme taktike, partitë e mëdha sponsorizojnë krijime fiktive të grupeve të reja parlamentare nga partitë e vogla aleate, në mënyrë që të rrisin aksesin e përfaqësimit dhe të angazhimit në debatet parlamentare. Edhe këtë herë ndodhi e njëjta gjë. Disa deputetë të PD-së i kaluan partive aleate Partia e Lirisë dhe Partia Republikane për të krijuar dy grupe të tjera parlamentare.
Për rrjedhojë janë krijuar:
Grupi Parlamentar i Partisë Republikane
Fatmir Mediu nga PR
Vangjel Dule nga PBDNJ
Greta Bardeli PD
Denisa Vata PD
Zija Ismaili PD
Artan Luku PAA
Fidel Kreka PD
Grupi Parlamentar i PL
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa– PD
Ledina Alolli- PD
Klodiana Çapja– PD
Përfundimisht në Kuvend ekzistojnë katër grupe parlamentare, PS, PD, PR, PL.
