GRUPET PARLAMENTARE

Legjislatura e re parlamentare nisi me deklarimin edhe të grupeve parlamentare. Bazuar në Rregulloren e Kuvendit një grup parlamentar duhet të ketë minimumi 7 deputetë. Vetëm dy parti, PS dhe PD plotësojnë kriteret numerike për të pasur grup parlamentar.

Në vijim të praktikave të mëparshme taktike, partitë e mëdha sponsorizojnë krijime fiktive të grupeve të reja parlamentare nga partitë e vogla aleate, në mënyrë që të rrisin aksesin e përfaqësimit dhe të angazhimit në debatet parlamentare. Edhe këtë herë ndodhi e njëjta gjë. Disa deputetë të PD-së i kaluan partive aleate Partia e Lirisë dhe Partia Republikane për të krijuar dy grupe të tjera parlamentare.

Për rrjedhojë janë krijuar:

Grupi Parlamentar i Partisë Republikane

Fatmir Mediu nga PR
Vangjel Dule nga PBDNJ
Greta Bardeli PD
Denisa Vata PD
Zija Ismaili PD
Artan Luku PAA
Fidel Kreka PD

Grupi Parlamentar i PL

Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa– PD
Ledina Alolli- PD
Klodiana Çapja– PD

Përfundimisht në Kuvend  ekzistojnë katër grupe parlamentare, PS, PD, PR, PL.

GRUPET PARLAMENTARE

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE

GRUPI PARLAMENTAR PARTIA E LIRISË

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISE REPUBLIKANE

PA GRUPE PARLAMENTARE

PA GRUP PARLAMENTAR