GJETJET KRYESORE TË RAPORTIT “PARLAMENTI NË KOHËN E KRIZËS” (JANAR-GUSHT 2019)
Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë vijon të realizojë monitorimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe të aktivitetit parlamentar. Ky është raporti i katërt që përmbledh periudhën janar – gusht 2019. Raporti është shkruar nga 15-21 gusht 2019. Monitorimi do të vijojë edhe gjatë sesioneve të tjera deri në shtator 2020.
Instituti i Studimeve Politike ka përvojë të gjatë në proceset monitorues të Kuvendit, pasi krahas monitorimit të aktivitetit parlamentar bën edhe monitorimin e ligjërimit politik të reformës në drejtësi si dhe monitorimin e zbatimit të Kodit të Sjelljes, me fokus Konflikti i Interesit në aktivitetin parlamentar. Bazuar në këtë përvojë, raportet tona janë të vetmet që kanë në fokus 100% parlamentin dhe përbëjnë kontribute profesionale në drejtim të rritjes së standardeve të mirë-qeverisjes, për një parlament sa më përfaqësues, transparent, efektiv dhe llogaridhënies.
ISP ka realizuar edhe platformën online të monitorimit, www.deputetim.al ku janë të pasqyruara raportet tona të monitorimit, aktiviteti parlamentar, të dhënat për deputetët, treguesit e efikasitetit të tyre, fjalimet e mbajtura dhe të dhëna të tjera specifike. ISP vijon praktikën pozitive dhe sfidën profesionale të nisur më 2016 për të bërë klasifikimin e e nivelit të efikasitetit të aktivitetit të deputetëve, nisur nga përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre funksionale. Klasifikimi bazohet në një metodologji të qëndrueshme dhe përfaqësuese, dhe mundëson rifreskimin e të dhënave pas çdo sesioni parlamentar.
GJETJET KRYESORE DHE REKOMANDIMET MUND TE LEXOHEN & SHKARKOHEN KETU: