Pandeli Majko
PANDELI MAJKO
- Emër Mbiemër: Pandeli Majko
- Datëlindja: 15.11.1967
- Vendlindja: Tiranë
- Edukimi: 1994 – 2000 – Universiteti i Tiranёs, Fakulteti i Drejtёsisё. Titulli Jurist.
1986 – 1992 – Universiteti i Tiranёs, Fakulteti i Inxhinierisё Mekanike. Titulli Inxhinier Mekanik. - Karriera politike: Karriera e Pandeli Majkos do të niste me Kryetar FRESSH në vitet 1992-1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes e ka mbajtur dy herë në qeveritë socialiste. Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet 1998-1999 ku do të merrte postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Po këtë post, atë të kryeministrit, e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997-1998.
- Karriera profesionale:Zgjedhur Deputet nё Legjislaturat: IV, V , VI, VII, VIII, IX, X.
Shtator 2013 – i pranishёm – Kryetar i Delegacionit Shqiptar nё Asamblenё Parlamentare tё NATO‐s.
1992 – i pranishёm – Anёtar i Parlamentit Shqiptar. - E dhënë specifike: Deputet nga lista shumëmërore e PS-së