PA NISUR ENDE LEGJISLATURA, 5 DEPUTETË JAPIN DORËHEQJE NGA MANDATI

PA NISUR ENDE LEGJISLATURA, 5 DEPUTETË JAPIN DORËHEQJE NGA MANDATI

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në prill 2021, rezultati final doli në korrik 2021, por pa u mbledhur legjislatura e re parlamentare 5 deputetë të zgjedhur kanë dhënë dorëheqje.

Fillimisht dha dorëheqje nga mandati një ditë pas zgjedhjeve deputeti Tom Doshi, kryetar i PSD, parti e cila fitoi tre mandate parlamentare. Më pas dha dorëheqje nga mandati dhe politika kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i zgjedhur në qarkun Fier. Dorëheqje dha edhe drejtuesi i PD në qarkun Lezhë Mark Marku, duke adresuar kritika ndaj gjendjes në partinë e tij politike. Në gusht njoftoi dorëheqjen kandidatja e dytë e PS Tiranë Najada Çomo, duke preferuar të vijojë të ushtrojë profesionin e saj mjekësor. Në ditët e para të muajit shtator dha dorëheqje edhe deputeti i PS Lefter Koka, i zgjedhur në qarkun Durrës. Dorëheqja e tij lidhet edhe me raportime të medias për mundësinë që të jetë i përfshirë në listën e politikanëve me rekorde negative nga SHBA apo BE.

Dorëheqje të tjera priten nga politikanë të ndryshëm, kryesisht nga persona që mund të jenë pjesë e listës së zezë amerikane apo që kanë probleme me dekriminalizimin ose me drejtësinë.

Deri më 3 shtator KQZ nuk është mbledhur për të bërë shqyrtimin e katër prej pesë dorëheqjeve, si dhe për të bërë zëvendësimin e tyre me mandatet pasuese në listat shumëemërore.